Shkup, 24 nëntor 2004 – Qeveria e Maqedonisë ka shqyrtuar dhe njëkohësisht ka pranuar platformën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë (MTL) me Kosovën, respektivisht me UNMIK-un, firmosja e së cilës është paralajmëruar deri në fund të vitit.
Marrëveshja do të jetë e përkohshme, për shkak se Kosova administrohet nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zyrtarët në Shkup kanë njoftuar se së shpejti Maqedonia do ta hapë edhe zyrën e saj ekonomike në Prishtinë.
Në bazë të statistikave, brenda një viti vetëm nga eksporti në Kosovë firmat e Maqedonisë sigurojnë të ardhura prej rreth 100 milion eurosh.
ECIKS / RTK