Prishtinë, 24 nëntor – Në vitin 2005 hyjnë në fuqi dy ligje të reja tatimore: Ligji mbi të ardhurat personale dhe ligji mbi të ardhurat e koorporatave. Me këto dy ligje dhe me ligjin mbi administratën tatimore po kompletohet korniza fiskale e kërkuar në dokumentin e standardit për ekonomi, thonë zyrtarët e Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave.
Ministri Ali Sadriu tha se me këto ligje Kosova po shkon drejt implementimit të një politike fiskale sipas standardeve evropiane dhe po kompletohet standardi për ekonomi i paraparë nga bashkësia ndërkombëtare.
Sipas zyrtarit të administratës tatimore, Naser Llapashtica, dobitë e këtij ndryshimi, qëndrojë në thjeshtësimin e sistemit tatimor dhe në ngritjen e nivelit të tatim të mbledhur.
Tatimi për të ardhurat nga biznesi do të zbatohet mbi ata të cilët kanë qarkullim vjetor mbi 50 mijë euro, nga 100 mijë euro qarkullim sa ka qenë deri më tash.
ECIKS / QIK