Punëtorët e "Energo Investit" protestojnë para AKM-së

PRISHTINË, 09 janar 2004 – Disa punëtorë të ndërmarrjes “ Energo Invest” protestuan para Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit duke kërkuar pagesën e pagave të tyre të mbetura, si dhe paratë që u takojnë nga njëzet përqind e çmimit të shitjes së ndërmarrjes.

“Energoinvesti” është shitur në dy pjesë, reparti i siguresave është blerë nga kompania “Arda Rei”, ndërsa njësia për montim nga kompania “Meridian”, që të dyjat në një vlerë rreth 1 milon e 300 mijë euro.

Edhe pse zyrtarët e AKM-së thonë se kontratat e kësaj ndërmarrjeje janë finalizuar dhe iu janë dorëzuar pronarëve të rinjë javën fundit të dhjetorit, punëtorët nuk kanë asnjë informacion, duke përfshirë edhe obligimet që duhet kryer ndaj tyre. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën e tyre deri në përmbushjen e kërkesve të cilat ua garanton rregullorja e AKM-së.

ECIKS / RTK