Punëtorët e dëbuar të hekurudhave hidhen në grevë urie

Prishtinë, 19 maj 2004 – Punëtorët e hekurudhave e Kosovës të dëbuar nga puna, përmes grevës së urisë që e filluan sot do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj padrejtësisë që u është bërë nga ana e stafit menaxhues të hekurudhave të Kosovës. Anëtari i Komitetit Drejtues i Sinidaktave të Hekurudhës tha se negociatat që kanë dashur t’i nisin me stafin menaxhues të Hekurudhave të Kosovës, nuk kanë pasur sukses, pasi sindikalistët janë injoruar e me to edhe kërkesat e tyre. Ndërkaq, kryetari i Komiteti drejtues të sindikatave të Hekurudhave Sabit Berisha nuk pajtohet me fillimin e kësaj greve, duke shtuar se iniciatorët e grevës kanë bërë hapa të papërgjegjshëm. z Berisha para grevistëve tha se ju keni shkelur mmarëveshjen të cilën e kanë firmosur punëtorët dhe sipas asaj marrëveshjeje stafit menxhues i është lën afati deri më 31 maj të zgjidh kërkesat e punëtorëve të dëbuar nga puna.

ECIKS/Balkanweb