PTK rrit të hyrat për 7%

Zyrtarë të Postës dhe Telekomit të Kosovës thatë se gjatë 10 muajve të viti 2010 të hyrat e kësaj kompanie janë rritur 7%.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, tha se numri i konsumatorëve të telefonisë publike Vala-s është rritur në 1.2 milion klientë, ndërkohë që me përfundimin e fazës së gjashtë, numri i klientëve do të rritet në 1.5 milion.

Haxha tha se brenda pak kohësh do të nisë punën operatori i katërt në Shqipëri, “Plus”, në të cilën PTK-ja është aksionar.

Ofertat e llojllojshme për konsumatorët, shërbimet kualitative si dhe qasja korrekte ndaj konsumatorëve, kanë bërë që brenda periudhës kohore janar-tetor të këtij viti të ketë shtim të numrit të konsumatorëve, si dhe rezultate pozitive në aspektin financiar.

PTK është operatori i vetëm publik i telefonisë publike në Kosovë dhe është në proces të privatizimit. Përveç PTK-së, në tregun e telefonisë mobile në Kosovë operon edhe kompania me kapital slloven Ipko.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.