Prishtinë, 29 dhjetor 2004 -Drejtues te Postës dhe Telekomit të Kosovës prezentuan sot te arriturat gjate ketij viti dhe planet per vitin e ardhshem.
Ende nuk jane bere perllogaritjet e teresishme financiare, por nga drejtoret e sektoreve, vleresohet se Vala 900 per kete vit ka rreth 90 milione euro te hyra, Telefonia Fikse rreth 38 milione euro kurse Posta rreth 12 milione euro.
Te tre sektoret e PTK-se, Vala 900, Telefonia Fikse dhe Posta kane qene profitabile per kete vit.
Ne kuader te investimeve per vitin qe vjen Posta planifikon modernizimin e objekteve dhe sherbimeve, Telefonia Fikse digjitalizimin, kurse Vala 900 investimet e premtuara prej 200 milione eurosh.
ECIKS / RTK