Prishtinë, 29 maj 2004 – Në Prishtinë dje u promovua programi për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe ekonomisë në Kosovë. Ky program i paraqitur nga agjencia rajonale e ndërmarrjeve në bashkëpunim me organizatën botërore Junior Achievment merret me ofrimin e shërbimeve për ndërmarrje në sektorin privat, në institucione qeveritare lokale dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë. Pas përfundimit të trajnimit për edukatorë sot u prezantua edhe programi për edukim në fushën e ekonomisë, ndërrmarrjeve dhe biznesit për të rinjtw prej moshës 6 deri 25 vjeçare. Drejtori i REA-s Ahmet Jetullahu tha se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë aplikimi i këtij programi në 7 qendra rinore dhe nga shtatori edhe nëpër shkolla. Ky projekt është i përkrahur nga departamenti i rinisë, ministria e arsimit, OSBE-ja e SOROS-i.
ECIKS / Balkanweb