Prishtinë, 29 maj 2004 – Kryeministri i Kosovës dr. Bajram Rexhepi i shoqëruar nga dy ministra të qeverisë së Kosovës , z. Ali Jakupi dhe z. Ethem Ceku, vizitoj dje fabrikën e privatizuar “Energoinvest”, tani “Arda Rei Co”. Ai në solemnitetin e organizuar me këtë rast, i ka përgëzuar punëtorët e këtij kolektivi të privatizuar kohë më parë dhe u ka premtuar se Qeveria do të angazhohet që të ndihmoj zhvillimin e projekteve prodhuese.
Me tutje kryeministri Rexhepi tha se ky është një sukses i vogël i dalë nga procesi i privatizimit. “Ne po angazhohmi që të fillojë privatizimi i vertete që është proces që duhet të krijojë parakushte për një zhvillim ekonomik më dinamik, i cili duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të krijojë më shumë vende të reja pune”.
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi pastaj ka vizituar ambientet e renovuara të fabrikës “Arda Rei Co” dhe nga drejtuesit u njoh me procesin e prodhimit.
ECIKS / Zyra per Informim Publik e Kryeministrit