Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale në Kuvend

TIRANË, 03 Dhjetor 2003 – Ministri i Financave Kastriot Islami, prezantoi dje para deputetëve të Kuvendit Popullor, projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2004. Fjalën e hapjes në prezantimin e projektbuxhetit, e mbajti Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili theksoi se “këto dy dokumente kanë rëndësi të madhe, jo vetëm për mbarëvajtjen dhe rritjen ekonomike gjatë vitit 2004, por edhe për impaktin e drejtpërdrejtë që ato kanë në të gjitha strategjitë, projektet dhe dokumentet e tjerë të rëndësishëm si Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social, Projektbuxhetin Afatmesëm 2004-2006, atë të zhvillimit të turizmit etj”.

Ministri i Financave Kastriot Islami, u shpreh se “buxheti i vitit 2004 do të vazhdojë të financojë me prioritet sektorin e shëndetësisë, me synim përmirësimin e shërbimit parësor, sektorin e arsimit me synim përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjes së nivelit të arsimit”.

Sipas tij kujdes do të vazhdohet të tregohet në shërbimet sociale. Totali i te ardhurave te buxhetit do te arrije ne afersisht 200 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 22.2 miliarde leke me shume, sesa pritet ne fund te ketij viti.

“Te ardhurat nga tatimet dhe doganat do te kapin shifren 125.6 miliarde leke ose nje rritje progresive prej 15 miliarde lekesh, ku per here te pare tatimet do te sjellin ne buxhetin e shtetit me shume te ardhura sesa doganat”, vazhdoi Islami. Sipas tij, shpenzimet buxhetore do te rriten me mbi 30 miliarde leke ose me rreth 14.4% kundrejt vitit 2003, nderkohe qe financimi i brendshem i deficitit do te mbahet ne nivel konstant me GDP-ne.

Investimet do te arrijne ne rreth 48 miliarde leke ose nje rritje me 9.4 miliarde leke dhe e thene ndryshe nje rritje me mbi 25%.

ECIKS / Balkanweb