Projekt-ligji i pronave në parlament

Tiranë, 18 maj 2004 – Parlamenti shqiptar pritet të marrë në shqyrtim pas një kohe të gjatë shtyrjesh projektligjin e debatueshëm për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave, por shoqatat e ish- pronarëve vazhdojnë të mbeten skeptike për zgjidhjen e ofruar.

Dy forcat kryesore politike, socialistët në pushtet dhe demokratët në opozitë, deklarojnë se kërkojnë miratimin e një ligji që të zgjidhi problemet e shumta të pronës, që janë acaruar ndjeshëm gjatë tranzicionit.

Një ish-pronar dhe sekretari i shoqatës “Pronësi me drejtësi”, Agim Toro, thotë se kalvari i kërkimit për kthimin e pronave këtë dekadën e fundit ka qenë shumë i gjatë për shumë ish-pronarë.

Ai (projekt-ligji) mbështetet jo në kthimin fizik (të pronës), por në kompensimin fizik të pronarëve dhe lë në fuqi të gjitha abuzimet që janë bërë deri tani.

ECIKS / BBC