Bruksel, 18 maj 2004 – Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës, në mbledhjen e djeshme në Bruksel, që të dëshmojnë në vepër se janë besnik ndaj “Kosovës shumë-etnike” dhe të sigurisë e të drejtave të serbëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike në Kosovë.
Në konkluzionet e mbledhjes së shefave të diplomacive evropiane ritheksohet mbështetja e politikës “Standardet para statusit” dhe ceket “mbështetja e fuqishme ndaj asaj që po bën UNMIK dhe shefi i tij Hari Holkeri për zbatimin e Rezolutës 1244 të KB mbi Kosovën”.
ECIKS / RTK