Prishtinë, 02 korrik, 2004 – Drejtori i Misionit të USAID-it, Del Fajfer bëri dje shpalljen e programit të ri të mbështetur nga Qeveria amerikane përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fajfer tha se USAID-i do të ndihmojë sektorin e biznesit për identifikimin e pengesave dhe do të angazhohet në grup me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes dhe me Misionin e OKB-së në ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për t’i shmangur pengesat në një periudhë të shkurtë kohore.
Programi do të fillojë në korrik dhe do të udhëhiqet nga Aleanca Kosovare e Biznisit (AKB) në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Zhvillimore Riinvest.
ECIKS / Balkanweb