Ndryshimi i tarifave doganore – stimulim për bujqësinë

Prishtinë, 3 korrik 2004 – Sipas hulumtimit të kryer nga RIINVEST rreth 12 përqind e sipërfaqeve bujqësore që janë në sektorin shoqëror, kanë mbetur djerrinë. Një pjesë e tyre është uzurpuar dhe pjesa tjetër ka mbetur e papunuar. Ndërsa sipas raportit, duke i shtuar edhe 13 përqind të tokës që është në sektorin privat por që nuk punohet, rreth 23 përqind e tokës bujqësore është djerrinë. Në raportin që u publikua dje në tryezën “Zhvillimi Rural i Kosovës” ndër të tjera rekomandohet privatizimi i kësaj toke ose formimi i një fondi për mbrojtje të këtyre tokave dhe ndryshimi i politikës fiskale.

Pjesëmarrësit e kësaj tryeze, ndryshimin e tarifës doganore për prodhimet bujqësore nga Këshilli Ekonomik Fiskal e vlerësuan si pozitiv por të pamjaftueshëm. Nexhat Hasani nga shoqata e exportit, vlerësoi se prodhuesit bujqësor nuk kanë as stimulim dhe as ndonjë masë mbrojtëse. z.Hasani rekomandon që nga Buxheti i konsoliduar i Kosovës të krijohet një fond i posaqëm për stimulimin e prodhuesve bujqësor. RIINVEST ka zhvilluar hulumtimin që nga dhjetori i vitit të kaluar ku janë përfshirë hulumtimi demogarfik, infrastruktural dhe potencialet e prodhimit bujqësor në zonat rurale

ECIKS / RTV21