Procesi i privatizimit – i domosdoshëm

PRISHTINË, 17 TETOR 2003 – Procesi i privatizimit duhet të vazhdojë sepse është proces i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thanë sot pas një takimi në Prishtinë, Ali Sadriu ministër i Ekonomisë dhe Financave, dhe Majkëll Boshart shef i zyrës për Kosovën në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpreson se të gjitha pengesat rreth procesit të privatizimit do të tejkalohen së shpejti dhe se procesi i privatizimit do të mund të vazhdojë.

ECIKS / RTK