PRISHTINË, 18 TETOR 2003 – Mbledhja e Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, që ishte parashikuar të mbahej dje, është shtyer për të mërkurën.
Anëtarët shqiptarë të këtij bordi thonë se do të marrin pjesë në mbledhje, mirëpo fillimisht do të kërkojnë sqarime lidhur me vendimin e drejtorit të AKM-së për pezullimin e privatizimit.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ali Jakupi, tha se ky proces duhet të vazhdojë sepse në të kundërtën, pasojat do të jenë shumë të mëdha.
ECIKS / Balkanweb