Prishtinë, 11 nëntor 2003 – Kryeministri i Kosovës është shprehur optimist se procesi i privatizimit do të zhbllokohet pas diskutimeve që do të mbahen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për këtë çështje. Ai këto premtime i ka marrë të premten në një takim që pati me kryeadministratorin Holkeri.
Ndërkaq, ekspertët vazhdojnë ta akuzojnë UNMIK-un, se nuk kanë qenë transparent për të qartësuar shkaqet e suspendimit të politikave operacionale për procesin e privatizimit. Sipas tyre, kjo çështje më shumë është trajtuar nga mediat se sa nga institucionet e Kosovës. Ata thonë se ky stangim i procesit të privatizimit, është rrezik serioz për të larguar invesitorët potencial në Kosovë. Zhvleftësimi i ligjeve serbe në Kosovë do të jetë tema kryesore që do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Këto ligje janë të involvuara edhe pengojnë realizmin e shumë projekteve të institucioneve të Kosovës.
Mirëpo, diskutimi për to pas katër vjetësh të qeverisjes të Administratës Ndërkombëtare në Kosovë, është absurde thotë profesor Muhamet Sadiku.
ECIKS / RTKLIVE