Prishtinë, 11 nëntor 2003 – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ethem Çeku, sot është takuar me shefin e Zyrës austriake në Prishtinë, Mag. Aleksander Bayerl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e turizmit. Çeku tha se janë shtruar prioritetet e mundësisë së bashkëpunimit mes Austrisë dhe Kosovës, sidomos në fushën e turizmit malor. “Kosova ka një potencial të mirë në fushën e turizmit malor dhe ne shpresojmë që duke përdorur përvojën austriake në këto fusha, do të arrijmë që një pjesë e tyre të implementohen në Kosovë”, ka thënë Çeku. Ai më tej shtoi se është biseduar edhe për fushën e planifikimit hapësinor dhe së shpejti shpreson se do ta bëjë një vizitë në Austri, si dhe ardhjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të vijnë për ta ndihmuar Ministrinë e Planifikimit Hapësinor.
ECIKS / Balkanweb