Pritet të themelohet shoqata e kompanive ndërtimore

PRISHTINË – Kompanitë për ndërtimin e rrugëve, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve të tyre dhe bashkëpunimit më të ngushtë me qeverinë, kanë hedhur hapin e parë për themelimin e shoqatës së tyre.

Takimi i parë i këtyre kompanive u organizuar nga konsulentë gjermanë të GTZ dhe DIWI. Ky takim dhe kjo nismë ka edhe përkrahjen nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Shoqata e kompanive që merren me ndërtim të rrugëve do të formohet deri në fund të vitit, tha për radion Blu Sky zyrtari nga organizata gjermane GTZ, Hans Gerd Spelleken. “Shoqata është në themelim, diskutuam sot për statusin dhe presim të regjistrohet së shpejti. Deri në fund të këtij viti llogarisim që të kemi takimin e parë të kuvendit të shoqatës.”

Qëllimi i shoqatës do të jetë edhe përmirësimi i kualitetit të rrugëve si dhe hapja e vendeve të punës.

ECIKS / RTK