Hyn në ditën e katërt greva e arsimtarëve në Kosovë

PRISHTINE, 04 SHTATOR 2003 – Greva e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe ato të mesme të Kosoves dje hyri në ditën e tretë. Derisa Ministri i Arsimit Rexhep Osmani thotë se në pjesën dërrmuese të shkollave të Kosovës procesi mësimor po zhvillohet normalisht, zyrtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, thanë se në grevë janë 98 përqind e shkollave.

Ministri Rexhep Osmani ka thënë se do të kërkojë që çështja e rritjes së pagave të arsimtarëve të vëhet në rend dite në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Dje ne mbremje, pasi qe qeveria ka diskutuar ceshtjen e greves, kryeministri Rexhepi ne nje konference per shtyp ka deklaruar se qeveria e Kosoves nuk ka kurfare mundesish te ngrise pagat e arsimtareve dhe se buxheti nuk lejon ngritje te pagave as “per nje cent”.

Mbetet te shihet nese greva e arsimtareve do te vazhdoje edhe sot, diten e katert te vitit te ri shkollor.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.