Faza e dytë e privatizimit: Dje u shpallën fituesit

PRISHTINE, 4 SHTATOR 2003 – Ne Prishtinë dje ne mbremje eshte dashur te mbahet ceremonia e hapjes së ofertave për fazën e dytë të procesit të privatizimit të 18 ndërmarrjeve shoqërore.

ECIKS do t’i publikojë rezultatet e tendereve në këtë faqe porsa të dihen ato rezultate. Sipas nje raporti te drejteperdrejte te gazetarit te RTK-se per lajmet e djeshme te ores 19:30, procesi i verifikimit te ofertave dhe shpalljes se fituesve mund te zgjse deri ne oret e para te mengjesit te dites se sotme.

Zëvendësdrejtori menaxhues pranë Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala, bëri të ditur se deri dje ishin mbi 300 investitorë të interesuar që vizituan selinë e kësaj agjencie, perderisa mirret vesh se numri i ofertave per 18 ndermarrjet ne listen e privatizmit ne kete faze eshte 180.

“Jemi të kënaqur të vërejmë një interesim të madh, si nga investitorët potencialë vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë”,- tha Shala.

Ceremonia është paraparë të përcillet nga përfaqësues të ofertuesve, autoritete lokale dhe organizata ndërkombëtare.

ECIKS