Pritet të importohet më tepër rrymë në Kosovë

PRISHTINË, 22 TETOR 2003 – KEK-u dje me keqardhje ka informuar konsumtorët që, edhepse janë vënë në dispozicion 20 milion euro ndihmë, nuk ishte në gjendje të sigurojë import shtesë të energjisë elektrike nga rajoni gjatë muajit tetor.

Në këtë moment, Blloku B2 është jashtë sistemit për shkak të problemit në fushat e ndezjes në kaldajë. Ekipet për riparime urgjente në KEK janë duke punuar në sanimin e prishjes por kjo mund të zgjasë deri tre ditë.

Në ndërkohë, KEK-u ka siguruar import emergjent, prej 100 Megavatëeve dhe me këtë mundësohet orari i reduktimeve 2:4, në favor te territ. Janë duke u bërë përpjekje për të përshpejtuar punimet në Bllokun A5, i cili është në riparim.

Përpjekje të mëdha janë duke u ndërmarrë për të siguruar import shtesë të energjisë elektrike, që do të përmirësonte furnizimin me energji dhe shpresohet që kjo të mund të realizohet gjatë ditëve të ardhshme.

ECIKS / RTK