IRJM-ja duhet t'i kthej BE-së 800 mijë euro

SHKUP, 22 TETOR 2003 – Paratë që nuk iu ndanë të dëbuarve nga Kosova në Maqedoni gjatë luftës së vitit 1999, Bashkimi Evropian kërkon nga Qeveria maqedonase që t’i kthehen prapë. Në vërjetjen e fundit të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë, thuhet se Qeverisë maqedonase gjatë luftës në Kosovë i janë ndarë 22 milion euro, mjete këto të destinuara për refugjatët nga Kosova.

Por, pas kësaj Brukseli ka kontrolluar se si janë ndarë dhe shpenzuar këto të holla dhe së pari ka vërejtur se 2 milion euro janë hargjuar pa mbulesë, të cilat më vonë Qeveria e kaluar e Maqedonisë ka arritur që t’i arsyetojë. Por, në fund pas të gjitha kontrollimeve Bashkimi Evropian ka vërtetuar se rreth 800 mijë euro kanë mbetur pa mbulesë dhe ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që deri më 27 nëntor të këtij viti, këto të holla t’i kthejë.

Pas kësaj vërejtje të Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Sasho Qollakovski , ka thënë sot se jemi befasuar për të keq nga kjo situatë dhe shprehim protestë deri te ish zëvendëskryeministri Zoran Kërstevski dhe ish ministri i Financave Nikolla Grujevski për atë se nuk e kanë njoftuar Qeverinë e re se me ç’farë obligimesh duhet të startojë ndaj Bashkimit Evropian, është shprehur Qollakovski.

ECIKS / RTK