Prishtinë, 11 gusht 2004 – Bazuar në deklaratat e importuesve të karburanteve në vend, prej sot edhe në Kosovë pritet të shtrenjtohen derivatet e naftës. Kështu një litër benzinë, nga 0,80 € do të ngritet në 0,90 €, ndërkohë që nafta nga 0,75 € do të mund të blehet me 0,80 €. Paralajmërimi i lëvizjes së çmimeve vjen si rezultat i ngritjes së çmimit të naftës në tregun botëror. Mungesa e një autoriteti rregullativ për kontrollimin dhe përcaktimin e çmimoreve të derivateve të naftës, ka bërë që vendimi për ngritje të çmimeve të mirret nga vetë importuesit dhe shitësit kosovarë.
ECIKS / RTK