Pensionistët invalidor paralajmërojnë grevë urie

Prishtinë, 09 korrik 2004 – Rreth 25 mijë pensionistë invalidorë të Kosoves do të hidhen në grevë urie më 16 të këtij muaji, me kërkesën për njohjen e statusit të pensionistit invalidor dhe dhënien e pensioneve të kësaj kategorie, ka deklaruar Hamdi Tasholli, drejtor i Organizatës së Pensionistëve Invalidorë të Kosovës.

Edhe pesë vite pas përfundimit të luftës statusi i ish pensionisteve ende është i pa qartë pasi që fondet e pensioneve nga ish Jugosllavia janë të grabituara nga Beogradi dhe ende mbahen të bllokuara. Ndërkaq pas luftës sitemi pensional në Kosovë ka ndërrur rrënjësisht dhe të gjithë të moshuarit mbi 65 vjet trajtohen me një pension bazë që ka karakter social.

ECIKS / RTK