Prishtinë: mbahet konferencë mbi 'ndërmarrjen moderne'

Prishtinë, 08 maj 2004 – Në vazhdën e aktiviteteve të veta, Instituti për Menaxhim dhe Inxhiniering të Ndërmarrjes-IEME, organizoi Konferencën Ndërkombëtare “Ndërmarja Moderne: Menaxhimi, Inxhinieringu, Teknologjia e Informacionit”.

Këmbimi i përvojave në fushën e menagjimit dhe në inxhinjeringun e teknologjisë aplikative është qëllimi i konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Instituti për Menaxhim dhe Inxhiniering të Ndërmarrjes-IEME. Kyqja e biznesit në sistemet moderne të menagjimit dhe komunikimit, paraqet një synim të ekonomisë kosovare. Diskutimet e llojit të tillë, u vlerësuan si shumë të nevojshme, nga pjesëmarrësit e konferencës. Ismet Beqiri, kryetar i Komunës së Prishtinës si bashkorganizatore e konferencës theksoi rëndësinë e përfitimit të njohurive të reja: ” “Konferenca paraqet një nismë të mirë për kyqjen në sistemet moderne të menagjimit…kyqja e biznesit në sistemet e reja moderne të komunikimit Know How, kalimi i njohurive teknologjike prej Know How në Know where paraqet një sfidë të re për komunitetin e biznesit dhe pjesëmarrësit e tjerë në jetën afariste.” Çka dhe si më tutje, është me rëndësi të gjendet përgjegja në këtë pyetje vlerëson kryetari i IEME-së, Edmond Hajrizi: “Cka më tutje, ku është gjendja aktuale e ndërmarrjes moderne, teknika e metodologjive bashkëkohore që lidhen me menagjimin dhe me teknologjinë dhe faktikisht qëllimi është gjithmonë gjetja e një rruge më efikase drejt zhvillimit të ekonomisë dhe industrisë së Kosovës dhe harmonizimin e saj me trendet bashkëkohore ndërkombëtare.” Konferenca është dyditore dhe zhvillohet në sesione.

ECIKS / RTK