1,3 miliardë euro donacione nga 1999 deri 2003

Prishtinë, 10 maj 2004 – Prej vitit 1999 deri në vitin 2003 donatorët në Kosovë kanë shpenzuar më shumë se 1.3 miliardë euro, kanë kontraktuar 2.27 miliardë euro, ndërkaq mjetet e zotuara të Kosovës kapin shumën prej 2.49 miliardë euro. Agjencioni Evropian për Rindërtim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Gjermania, Banka Botërore e Zvicrës dhe Britania e Madhe janë vlerësuar donatorët që kanë kontribuar më shumti për Kosovën në librin e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave \”Profili i donatorit\” që është promovuar dje në Prishtinë.

Ministri për Ekonomi dhe Financa Ali Sadriu me një solemnitet rasti ka ndarë mirënjohje për donatorët.

ECIKS / QiK