Pretendentët për PTK-në

Telekomi gjerman shihet si pretendenti kryesor për të fituar garën për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së. Përveç tij, interesim për këtë ndërmarrje kanë shprehur edhe France Telecom, Turkcelli i Turqisë dhe ndërmarrja investuese, Delta Partners, me seli në Dubai. Telekom Austria ka gjasa të mos konkurrojë fare.

Telekomi gjerman, që pati konkurruar me kompaninë e vet kroate, Hrvatski Telekom, për të privatizuar 75 % të PTK-së, po shihet si favorit edhe nga konkurrentët e tjerë të kësaj fushe.

Nga ana tjetër, bazuar në një raport të gazetës austriake, “Wirtschaftsblatt”, Telekom Austria nuk do të marrë pjesë më në këtë garë.

Megjithëse Telekomi Gjerman deri më tash nuk e ka komentuar interesimin për këtë blerje, mediat gjermane raportojnë se shuma me të cilën kjo kompanido të konkurrojë për blerjen e 75 % të aksioneve nuk do të tejkalojë shifrën 200 milionë euro.

Sipas burimeve brenda Qeverisë së Kosovës kjo shumë është e ulët në krahasim me pritjet e përfitimeve nga shitja e PTK-së.

/Telegrafi/