Prishtinë, 29 korrik 2008 – Vendimi për aplikimin e arkave fiskale do të ishte shumë i nevojshëm për mbledhjen e taksave, sipas Lumir Abdixhikut, nga universiteti “Riinvest”. “Regjistrimi i keshit është parakusht për të inkasuar çfarëdo lloj tatimi, ndërsa pa aplikimin e kasave fiskale s’ka gjasa as që të regjistrohet TVSH-ja dhe si pasojë do të ketë evazion të madh”, ka shtuar Abdixhiku. Sipas tij, bizneset janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit. “Me rritjen e tatimit, vendosja e kasave fiskale do të regjistronte çdo transaksion edhe inkasimi i TVSH-së do të ishte më i lehtë”, ka thënë Abdixhiku.
Ministri i MEF-it, Ahmet Shala, tha se prej shatorit do të bëhet obligues aplikimi i arkave fiskale. “ Prej shtatorit, të këtij vitit do të aplikohen me vendim të qeverisë arkat fiskale” , ka thënë Shala.
Marrë nga Koha Ditore / Autore: Arbana Xharra