Pogradec: vazhdojnë konsultimet për korridorin 8

14 KORRIK 2003 – Presidentët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Boris Trajkovski, Alfred Moisiu dhe Georgi Parvanov gjatë takimit të djeshëm në Pogradec ranë dakord për të vazhduar takimet në nivel kryeministrash për të përcaktuar etapat e bashkëpunimit për ndërtimin e korridorit 8.

Të tri presidentët e vendeve nga do të kalojë autostrada e quajtur korridori 8, i kërkuan presidencës italiane të BE-së nëpërmjet ambasadorit italian, që Italia të intensifikojë mbështetjen politike dhe financiare për të mundësuar përshpejtimin e projektit për korridorin 8. Një ditë më parë në takimin në Ohër të tre presidentët nënshkruan deklaratën e korridorit 8 si një korridor i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis vendeve fqinjë.

ECIKS / DWELLE