Gjatë vitit 2002 Banka Amerikane e Shqipërisë ka realizuar një fitim neto prej 3.4 milionë dollarë, kundrejt 2.5 milionë dollarë të realizuara një vit më parë. Sipas të dhënave më të fundit nga kjo bankë, totali i të ardhurave të realizuara ishte 9.6 milionë dollarë, ku përfshiheshin: të ardhurat nga interesi, llogaritë në bankat e tjera, obligacionet jo-shqiptare, letrat me vlerë të qeverisë shqiptare etj. Ndërkohe totali i shpenzimeve ishte 5 milionë dollarë, ku përfshihen: shpenzimet operative, shpenzimet e interesit etj.
Banka Amerikane e Shqipërisë është krijuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN). Ajo u licencua më 10 gusht 1998 dhe e filloi aktivitetin e saj më 24 shtator 1998. BASH zotërohet plotësisht nga FSHAN, që është një korporatë private jo-politike dhe jo-fitim prurëse, e themeluar në vitin 1989.
ECIKS / SHEKULLI