Durrës, 24 Nëntor 2003 – Kompani të huaja janë interesuar për të marrë me koncension rrugën Durrës – Kukës. Ministri i Transporteve Spartak Poçi ka theksuar se një kompani gjermane ka shprehur interesimin për të ndërtuar me koncension disa prej akseve që i parkasin rrugës Durrës – Kukës. Ndërkohë, burime zyrtare në Ministrinë e Transporteve kanë theksuar se komapania e Emirateve të Bashkuara që po ndërton aeroportin e Kukësit ka shprehur inters për të marrë me koncension tunelin që kalon masivin e Kalimashit, me gjatësi 6 kilometra. “Segmentë të caktuar të rrugës Durrës – Kukës mund të jepen me koncension. Kjo do të thotë që në këto akse automjetet që do të kalojnë do të duhet të paguajnë një taksë të caktuar”, kanë theksuar specialistë. Me 28 nëntor do të fillojë ndërtimi i segmentit të parë rrugor që i përket rrugës Durrës – Kukës – Morinë. Forcat ushtarake të xhenjos do të fillojnë ndërtimin e aksit Milot – Rrëshen, i cli është pjesë e rrugës që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Këto detaje janë bërë të ditura dje gjatë vizitës së Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi. Qëllimi i vizitës së tij ishte takimi me drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve që varen nga kjo ministri.
ECIKS / Gazeta Shqiptare