Buxheti i Kosovës për vitin 2004 do të jetë 619,3 milionë euro

Prishtinë, 24 Nëntor 2003 – Buxheti i Kosovës për vitin 2004 do të jetë 22 për qind më i lartë, krahasuar me buxhetin e vitit 2003, ndërsa do të ketë 5 për qind rritje të pagave në sektorin e shërbimeve publike, njoftoi dje Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadrija. “Buxheti për vitin 2004, do të jëtë 619.3 milionë euro. Është një avancim, krahasuar me vitin paraprak prej 22 %, dhe trajton në mënyrë specifike dhe adekuate të gjitha nevojat e agjencive përkatëse dhe ministrive,” tha ministri Sadrija, pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Ekonomik Fiskal.

Projektligji për ndarjen e buxhetit të konsoliduar të Kosovës, së pari do të shqyrtohet nga Kryeadministratori i Kosovës, Hari Holkeri, më pas nga qeveria, e pastaj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim dhe në fund duhet ta nënshkruajë Kryeadministratori i Kosovës.

ECIKS / BalkanWeb