Petersen konfirmon bartjen e kompetencave ekonomike

Prishtinë, 22 dhjetor 2004 -Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, konfirmoi sot bartjen e kompetencave ekonomike ne qeverine e vendit. Pas nje takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj ai tha se do t’i kosovarizojne te gjitha institucionet ekonomike dhe do t’i dorezojne kompetencat ne autoritetin e bankave dhe te buxhetit te konsoliduar. “Kryeministri Haradinaj do te jete udheheqes i keshillit Ekonomik Fiskal”, tha sot kryeadministratori Jesen Petersen, pas nje takimi me kryeministrin Haradinaj, ne zyren e ketij te fundit. “Une vereje nje proces ne te cilin institucionet vendore marrin gjithnje e me teper kompetenca dhe ne gjithnje e me teper mbesim prapa ne nje rol keshilldhenes dhe mbeshtetes”. Kryeministri Haradinaj tha se kishin biseduar per bartjen e kompetencave ne fushen e ekonomise. “Kompetencat ekonomike per qeverine e Kosoves. Nje Plan veprues qe eshte i hartuar dhe qe do te detajizohet edhe me tutje dhe me kete rast e falenderoi kryeadministratorin per nje pune intensive ne kete drejtim”. Sipas kryeadministratorit nderkaq, dy prioritetet kryesore per Kosoven ne vitin 2005 jane; permbushja e standardeve dhe zhvillimi ekonomik.

ECIKS / RTK