Përkrahet fondi për riparimin e dëmeve në Kosovë

Prishtinë, 24 mars 2004 – Dje me ftesë të Kryeminstrit Bajram Rexhepi, u takuan përfaqësuesit dhe liderët e tri subjekteve politike nënshkruese të marrëveshjes për Qeverinë e koalicionit në Kosovë, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe liderët e PDK-së e AAK-së, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Të tre liderët shprehen përkrahje të plotë Qeverisë për themelimin e fondit emergjet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga trazirat e javës së kaluar. Ata ceken si të domosdoshme nevojën për planifikim dhe koordinim të aktiviteteve të mëtutjeshe dhe shprehën se Qeveria dhe institucionet e kanë përkrahjen e plotë nga partitë kryesore politike në Kosovë.

ECIKS / RTK