Përfundon detajimi i plotë i buxhetit 2004

Tiranë, 04 mars 2004 -Ministri i Financave Arben Malaj, në një konferencë shtypi qe dha dje ( E Enjte), bëri publik faktin, se është bërë gati detajimi i plotë i buxhetit të shtetit për vitit 2004. “Eshtë momenti që ministritë e linjës të caktojnë prioritetet e tyre dhe t’i përshtasin ato me prioritetet ekonomike të vendit”, tha Malaj. Sipas Ministrit Malaj, po përfundon edhe buxheti faktik i vitit 2003, për të cilin është diskutuar edhe me përfaqësuesit e FMN-së dhe po punohet për t’a paraqitur atë përpara Kuvendit të Shqipërisë. “Momentalisht jemi në fazën e rakordimit të shifrave”, u shpreh ai. Ministri tha se, ka filluar puna për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2005-2007 dhe “po harmonizohen proritetet sektoriale, me ato të përcaktuara për zhvillimin ekonomik të vendit”. Në përfundim, theksoi Malaj, janë edhe një sërë ligjesh si “ligji organik i buxhetit”, ligji “për borxhin” etj., si edhe një vendim (i cili do të paraqitet në Qeveri për miratim), që përmirëson marrjen në punë të doganierëve.

ECIKS / Balkanweb