BSPK organizon protestë gjithëpopullore më 18 mars

Prishtinë, 04 mars 2004 – Me 18 mars BSPK-ja do të organizojë protestë gjithëpunëtore e cila do të fillojë në mesditë në qendër të Prishtinës. Këtë e konfirmoi, Bahri Shabani kryetarë i BSPK-së në një konferencë për gazetarë të mbajtur sot në kryeqytet. Bahri Shabani, kryetar i BSPK-së, tha se ndërprerja e procesit të privatizimit ka shkaktuar edhe gjendjen e vështirë të punëtorëve, ndërkaq përpjekjet e BSPK-së për të gjetur një zgjidhje për situatën e tanishme kanë qenë të pa suksesshme sepse nuk është arritur marrëveshje në mes të institucioneve vendore, UNMIK-ut dhe BSPK-së. Prandaj si rezultat i gjithë kësaj sindikata ka vendosur që kërkesat e tyre t’i shpreh me anë të protestës gjithëpunëtore.BSPK-ja ka artikuluar gjithsejt nëntë kërkesa të cilat do tu drejtohen UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës. Kërkesa të BSPK-së janë: vazhdimi i procesit të privatizimit, shkarkimi i drejtoreshës së AKM-së, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës të bëjnë zgjidhjen e statusit të punëtorëve, luftimin e korrupcionit dhe burokracisë në të gjitha strukturat ndërkombëtare dhe vendore si dhe uljen në kufijtë normal të taksave dhe tarifave doganore për importin e repromaterialit për ndërmarrjet prodhuese.

ECIKS / Balkanweb