Holkeri mori vendim të zhbllokohet procesi i privatizimit

Prishtinë, 05 mars 2004 -Me rekomandimin që shefit të shtyllës së katërt të UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf, kryeadministratori i Kosovës Hari Holkeri ka vendosur sot që procesi i privatizimit të vazhdojë edhe pa vendimet e bordit të AKM-së, me ratifikimin e 11 kontratave të nënshkruara më herët.

Vendimin e Hollkerit e kanë mbështeur edhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë ka thënë Lambsdorf. Nikollas Lambsdorf, shef i shtyllës së katërt të UNMIK-t tha: “Sot Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithëshem të Kombeve të Bashkuara me rekomandimin tim ka vendosur që të vazhdojme më çështjet me urgjente. Së pari që unë t’i ratifikoj dhe t’i shes të 11 ndërmarrjet shoqërore për të cilat kontratat tashmë janë nënshkruar dhë të cilat me te vërtetë kanë qenë duke pritur ratifikimin e bordit. Kjo do të thotë se do t’i shesim këto 11 ndërmarrje menjëherë. Se dyti, nga AKM-ja është kërkuar që të fillojë me raundin e tretë sa më shpejt që të jetë e mundur. Së treti, nga AKM-ja është kërkuar që të paraqesin një draftpropozim për ndryshime të domosdoshme në politikat operacionale, në bazë të rregullorës së AKM-se dhe udëzimeve nga Nju Yorku. Nga AKM ja është kërkuar që të ndërmarrë vendime urgjente në mënyrë që të vazhdojë me krijimin e strukturave për ndërmarrjet publike e të zbatojë rezltatet e revizionit”.

Lidhur me këto vendime Holkeri e ka informuar Kryeministrin dhe i ka informuar shefat e vendeve të Kuintit në Kosovë.

Lambsdorf ka lënë të kuptohet se privatizimi do të vazhdojë edhe pa dy ministrat e qeverisë që janë në Bordin e AKM-së.

ECIKS / Balkanweb