Ministria e Ekonomisë paraqet axhendën e investimeve

Tiranë, 03 mars 2004 – Privatizimi i Bankes se Kursimeve dhe fillimi i proçesit te privatizimit të sektorit të transportit ajror, me fillimin e procedurave për koncesionin per aeroportin e Rinasit (investim mbi 80 milionë USD), janë dy nga arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë vitit të kaluar. Sipas ministrit te Ekonomise, Anastas Angjeli, është për t’u vlerësuar zbatimi i një projekti madhor për modernizimin e trafikut ajror, me kompanine prestigjioze amerikanei Lockhed Martin si dhe institucione të tjera financiare të rëndësishme si US EXIM BANK. “Konkretizimi i marrëveshjeve për financimin e disa segmenteve rrugore siç është ai i fundit për segmentin Lushnjë- Fier dhe gatishmëria dhe fillimi i procedurave për konsiderimin e projekteve në infrastrukturën rrugore Fier-Vlore-Tepelenë me BEI, me një vlerë prej rreth 90 milion euro janë dy arritje të tjera”, tha ministri Angjeli. Ministri përmendi edhe rezultatet ne konkretizimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e TEC-it të Vlorës me BB, që shumë shpejt do të finalizohet edhe me dy institucione te tjera të rëndësishme siç janë BERZH dhe BEI, projekt, kosto e të cilit kap shifrën rreth 125 milion USD. “Eshtë në fazën përfundimtare,- tha ministri,- konkretizimi i financimit për investime në KESH me 25 milion USD nga Qeveria e Koresë si edhe përfundimi i disa marrëveshjeve për financimin e sektorit të shendetësisë, ku më së fundi ishte ajo prej 5 milion euro, financim i Qeverise Italiane për disa zona te vendit si dhe avancimi shume shpejt i projekti të spitalit të Shkodrës, me Bankën e Këshillit të Europës dhe vazhdimi i atij të Durrësit nga Banka Islamike.

ECIKS / Balkanweb