Pas reduktimeve, pritet stabilizimi i furnizimit me rrymë

Prishtinë, 29 dhjetor 2003- Pritet rikthimi i bllokut të dytë të termocentralit Kosova B, thonë zyrtarët e KEK-ut. Me rikthim, orari i reduktimeve do të jetë 5:1 në favor të rrymës.

Rrjedhja e vazhdueshme e kazanëve ka penguar hyrjen në sistem të bllokut B2 gjatë ditës së djeshme. Megjithkëtë, zyrtarët e KEK-ut shprehen optimist që sot, definitivisht blloku do të riparohet dhe do të jetë i gatshëm për prodhim. Menagjeri për informim, Bektesh Rrudhani tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe në çdo moment pritet rikthimi i tij në prodhim të energjisë elektrike, por orën nuk mund t’a caktojmë apo minutat. Me rikthimin e këtij blloku me kapacitet rreth 250 më/orë energji elektrike pritet stabilizimi i dukshëm i furnizimit me rrymë në vendin tonë: Poashtu luten qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike dhe t’a shfrytëzojnë sa më racionalisht.

ECIKS / RTK