Parlamenti i Kosovës diskuton për privatizimin

PRISHTINË, 4 KORRIK 2003 – Parlamenti i Kosovës për herë të parë dje ka diskutuar për procesin e privatizimit në Kosovë që nga miratimi i rregullores në Këshillin e Sigurimit e cila mundëson privatizimin e ndërrmarrjeve shoqërore. Krerët e agjensisë kosovare të mirëmbesimit e cila është përgjegjëse për procesin e privatizimit në Kosovë paraqiten dje në Kuvendin e Kosovës një ekspoze. Përfaqësuesi nga Shtylla e IV-të e UNMIK-ut Jürgen Voss tha se në Kosovë gjatë privatizimit është vendosur të përdoret metoda “Spin off” e përshtatur me rrethanat e këtushme për faktin e problemeve të shumta rreth çështjes së pronësisë. E gjithë kjo sipas tij është trashëguar nga e kaluara. Jürgen Voss kërkoi mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për publikimin e mënyrës së procesit të privatizimit në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë drejtë këtë proces. Ndërkaq drejtori vendor i AKM-së Ahmet Shala tha se asnjë model i privatizimit në Kosovë nuk do të ketë sukses pa mbështetjen e Kuvendit. Nga ana tjetër deputetët kërkuan që qeveria dhe institucionet e Kosovës të kenë më shumë kompetenca gjatë procesit të privatizimit.

DWELLE / ECIKS