Pak kredite për industrinë ushqimore

Kreditimi i sektorit te bujqesise dhe industrise ushqimore ne Shqipëri, nga institucionet bankare vazhdon te mbetet i “veshtire”. Sipas Maksim Dhamos, drejtor i Agroperpunimit ne dikasterin e Bujqesise, “jane bere bisedime per t’i hapur rruge mbeshtetjes financiare me kredi nga bankat ketij sektori, por gjithesesi bankat jane private dhe duke qene se risku ne bujqesi eshte i larte, ato rezervohen per te dhene kredi”. Sipas tij, negativisht ndikon edhe interesi i larte i kreditimit qe ato aplikojne. Ne keto kushte, sipas tij nderhyrja e qeverise me fonde permes projekteve nga donatore te ndryshem duhet te vazhdoje per te mbeshtetur sektorin e industrise ushqimore. Ne strategjine e hartuar nga dikasteri i Bujqesise, per periudhen ne vazhdim, parashikohet zbatimi i kredive te buta dhe te shpejta direkte ne ferme, nepermjet Fondit Finaciar Rural dhe Fondit Financiar te Zonave Malore.

KORRIERI / ECIKS