Prishtinë, 4 shkurt 2004 – Pagat mujore të kryetarëve të komunave të Kosovës dhe të zëvëndësve të tyre nuk mund të ngriten në atë nivel që të krijojnë presedane edhe pse rregullorja 2000/45 u jep atyre një lloj autonomie. Vendimi i kryetarëve të komunave për ngritjen e pagave te tyre nuk mund të jetë valid, thonë në Ministrinë e shërbimeve publike. Zëdhënësi i kësaj ministrie Betim Gjoshi shtoi që ky nuk ka qenë vendim vetëm i Ministrisë së shërbimeve publike por edhe i Ministrisë së ekonomisë dhe finacave dhe vendim i qeverisë në tërësi, për ta mbrojtur buxhetin e konsoliduar të Kosovës dhe standardizimin e pagave të zyrtarëve të Kosovës. Nuk është e drejtë që një kryetar komune të ketë pagë mbi një mijë euro , ndërsa kryetari dhe kryeministri ose zyrtarët tjerë të rangut të lartë të kenë paga më të vogla. Paratë e buxhetit duhet të shfrytëzohen më mirë dhe në dobi të qytetarëve të Kosovës, thonë në Minsitrinë e shërbimeve publike.
ECIKS/RTKLive