Prishtinë, 4 shkurt 2004 – Sot, më 4 shkurt, në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, do të bëhet hapja e dokumentacionit të aplikantëve për Tenderin GSM 900/1800 MHZ. Në ceremonialin që do të organizohet me këtë rast, pritet të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara (aplikantët) në procesin e parakualifikimit për liçencën e operatorit të dytë mobil GSM 900/1800 MHZ.
Sipas procedurës së specifikuar me ligj, ministri Zef Morina do t’ia dorëzojë dokumentacionin në fjalë ART-së (Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit) për t’i udhëhequr më tutje procedurat.
Ceremoia e dorëzimit do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në ora 10.00.
ECIKS/BalkanWeb