Operatori i dytë i telefonisë mobile deri në fund të muajit

Prishtinë, 24 qershor 2004 – Deri në fund të këtij muaji do të dihet emri i operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, u shprehen në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit. Nga Komisioni për vlerësim të materialeve besojnë se do t\’ia dorëzojnë me kohë bordit të ART-së vlerësimin e tyre. Besoj që punët janë duke shkuar si duhet dhe brenda këtij muaji të kemi fituesin e tenderit të telefonisë mobile, shprehet drejtori i ART-së, Anton Berisha. Sipas informatave nga komisioni, pritet që brenda dy-tre ditëve t\’ia dorëzojnë materialet bordit të ART-së. Drejtori i ART-së shprehet se bordi nuk do të vonojë në verifikimin e materialit. Anton Berisha poashtu tha se janë në vazhdim e sipër bisedat me zyrën ligjore të UNMIK -ut, me njësinë qëndrore të rregullatorit në UNMIK si dhe me zyrën për menaxhimin e frekuencave për brezin frekuentor.

ECIKS / Balkanweb