OPEK skeptik për uljen e çmimit të naftës

Londër, 2 qershor 2004 – Tregjet financiare të Londrës dhe Nju Jorkut, të cilat u mbyllën për shkak të pushimeve të fundjavës, u zgjuan të martën me një çmim të lartë të naftës prej zhvillimeve të fundit në Arabinë Saudite. Ministrat e OPEC-ut, mblidhen gjatë kësaj jave për të disktuar rritjen e prodhimit të naftës siç është kërkuar nga vendet e industrializuara. Tregtarët e naftës vazhdojnë të shpresojnë se rritja e prodhimit, do të çojë në ulje të çmimit të naftës.

Por Omar Ibrahim, një zyrtar i lartë i OPEC-ut, tha se sado që të rritej prodhimi nga vendet anëtare, çmimi nuk do të mund të mbahej i ulët për një kohë të gjatë. Dhe kjo për shkak të shumë problemeve si paqartësia politike, stoqet e naftës që vazhdojnë të ngrihen prej qeverive dhe rezervat naftëmbajtëse në SHBA.

ECIKS / BBC