Prishtinë, 2 qershor 2004 – Komisioni për zgjedhjen e operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, sot publikisht bëri hapjen e ofertave të tenderuesve për këtë operator. Në konkurrencë të ngushtë janë zgjedhur gjashtë kompani: Alliance Aset Grup, Albacel telenor Siemens, Kosovo Mobil Fone-Ipko Net, Mobikos-Mobitel, Tele 2 dhe kompania Kostel.
Me këtë rast Komisioni konstatoi se dokumentacioni i konkurruesve është i plotë dhe ofertat janë bërë me kohë.
Kryetari i këtij komisioni, Haki Shatri tha se dokumentacioni i ofertuesve është voluminoz, andaj komisionit i duhet kohë për shqyrtimin e tij.
Fituesi i tenderit do të shpallet deri në fund të këtij muaji.
ECIKS / QIK