Kairo, 10 dhjetor 2004 – Shtetet e OPEC-ut do t´i ulin kërkesat e tyre për çmimin e naftës. Përpara fillimit të takimit të organizatës së shteteve që eksportojnë naftë OPEC në Kairo, Arabia Saudite, vendi më i madh eksportues i naftës në botë, deklaroi se OPEC-u do t´i ulë kërkesat e tij. Ministri Ali el Nuaimi tha se çmimet nuk janë stabile dhe se do të bien për shkak të tepricës në ofertë. Edhe ministri kuvajtjan i naftës u shpreh në mënyrë të njejtë. Antarët e organizatës OPEC kishin kërkuar në tetor të këtij viti një rritje dramatike të çmimit të naftës. Kohët e fundit këto çmime kanë rënë sërish në mënyrë të ndjeshme.
ECIKS / DWelle