Publikohet raporti i kontrollit të buxhetit për 2001

Prishtinë, 11 dhjetor 2004 – Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, ka publikuar dje Raportin e kontrollit të jashtëm për vitin 2001 të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, njofton UNMIK-u. Kontrolli është kryer nga Gjykata e Kontrollit e Holandës. Në këtë Raport thuhet se janë bërë përparime në administrimin financiar, por janë të domosdoshme përmirësime të mëtejshme. Raporti përfshin edhe një sërë rekomandimesh, ndër të cilat, në lëmin e administrimit bankar dhe të parave, sistemeve të informacionit dhe të atij llogaritar, etj. Me themelimin e suksesshëm të Zyrës së Kontrollorit të përgjithshëm, tërë procesi i administrimit dhe i kontrollit, që sipas Rregullores 2002/18 është kryer së bashku me Gjykatën e Kontrollit të Holandës, tash është marrë nga Kontrollori i përgjithshëm i Kosovës. Raporti i kontrollit të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës u është dërguar Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, përfaqësuesve të Qeverisë, Kryetarit të Asamblesë, institucioneve të UNMIK-ut, zyrave të ndërlidhjes dhe oganizatave të tjera.

ECIKS / QIK