OEK takon komunitetin e biznesit në Gjilan

Gjilan, 2 mars 2007 – Besim Beqa, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë , sikur dhe zyrtarë të lartë nga Dogana e Kosovës, janë takuar sot në Gjilan me përfaqësuesit rajonal të bizneseve për të biseduar rreth “Barrierave jo-tarifore me shtetet e Evropës Juglindore”.
Sipas Ibrahim Tahirit, menaxher rajonal i Odës Ekonomike në Gjilan, qëllimi i takimit është njoftimi me ecurinë e zhvillimit të biznesit në rajon dhe pengesat që ka komuniteti i biznesit.

ECIKS / RTK