Niveli i të ardhurave i njejtë me BE-në vetëm në vitin 2060!

BRUKSEL – Sipas një studimi të “Economist Intelligence Unit (EIU)” në Bruksel, të ardhurat në dhjetë vendet që do të aderojnë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm do të arrijnë nivelin e BE-se vetëm në vitin 2060.

Për më tepër, sipas studimit, kjo do të ndodhë vetëm nëse këto vende i shfrytëzojne në maksimum mundësite që u ofron Bashkimi Evropian. Rrjedhimisht, viti 2060 paraqet një cak optimist. Sipas drejtorit të EIU-së Daniel Franklin, nëse këto vende nuk i ndryshojnë politikat e tyre ekonomike, niveli i të ardhurave të shtetasve të tyre do të jetë më i ulët se në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian së paku edhe për një shekull.

Ky studim nuk është aspak optimist për shtetet e Evropës juglindore, përfshirë këtu edhe Kosovën, të cilat ende nuk janë as kandidate zyrtare për të aderuar në BE dhe ekonomia e të cilave është dukshëm prapa asaj të dhjetë vendeve që do t’i bashkohen BE-së vitin e ardhshëm.

ECIKS (E.SH.)